City gati edhe 100 milionë tjera, 52 milionë euro vetëm për Raiola – transferimi i Haaland më afër se kurrë
Erling Haaland mund të përfundojë lehtë te skuadra e Manchester City.
Sport
Citizens janë gati që të bëjnë një tjetër lëvizje të çmendur në merkaton e verës së ardhshme, me Haaland në shënjestër.
Raportime të ‘The Sun’ bëjnë të ditur se City janë gati t’i paguajnë Mino Raiolas 47 milionë funte, për transferimin e Haaland, transmeton lajmi.net.
Kësisoj, shuma totale e transferimit të Haaland mund dhe do ta kalonte shifrën e 100 milionë funteve.
Agjenti ka kërkuar 55 milionë euro për të vendosur një marrëveshje për klientin e tij, shumë që mund të paguhet nga Man City.
Thuhet se kampionët e Premier League mund ta sigurojnë kartonin e Haaland me 68 milionë funte për Borussia Dortmund.
Duket se tashmë Harry Kane ka kaluar në plan të dytë dhe shihet vetëm si alternativë. /Lajmi.net/