City e shkatërroi Tottenhamin

Manchester City e ka shkatërruar Tottenhamin, ndaj të cilit ka fituar me rezultat të thellë 6:0, në ndeshjen kryesore të xhiros së 12-të të Premierligës angleze. ‘Citizens’ e kanë mbyllur çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, duke shkuar në pushim në mes pjesëve me avantazh solid prej 3:0. Jesus Navas e kaloi ekipin…

Sport

24/11/2013 15:26

Manchester City e ka shkatërruar Tottenhamin, ndaj të cilit ka fituar me rezultat të thellë 6:0, në ndeshjen kryesore të xhiros së 12-të të Premierligës angleze.

‘Citizens’ e kanë mbyllur çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, duke shkuar në pushim në mes pjesëve me avantazh solid prej 3:0. Jesus Navas e kaloi ekipin vendës në epërsi që në minutën e parë.

Sandro shënoi autogol në minutën e 34-t, kurse Sergio Aguero e ngriti rezultatin në minutën e 41-të. Sulmuesi argjentinas ishte protagonist i këtij takimi, duke e realizuar golin e dytë personal, respektivisht të katërtin për ekipin e Manuele Pellegrinit në minutën e 50-të.

Alvaro Negredo shënoi për 5:0 pesë minuta më vonë, ndërsa vulë këtij takimi i dha Navas, me golin e dytë të tij në minutën e fundit.

Pas kësaj fitoreje, City ngritet në pozitën e katërt në tabelë me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa Spurs zbresin në vendin e nëntë me 20 pikë.