Citroën zbulon modelin C1

C1 i ri ka një dizajn të çuditshëm, ku dritat e para janë në formë të çuditshme. Ky model është në dispozicion në tre dhe pesë dyer. Do të dalë në treg në Evropë, në mes të vitit 2014. Pamja e automjetit ka ngjashmëri me C4 Picasso dhe C4 Cactus. I konceptuar për ngasje në…

Auto & Tek

25/02/2014 20:04

C1 i ri ka një dizajn të çuditshëm, ku dritat e para janë në formë të çuditshme. Ky model është në dispozicion në tre dhe pesë dyer. Do të dalë në treg në Evropë, në mes të vitit 2014.

Pamja e automjetit ka ngjashmëri me C4 Picasso dhe C4 Cactus. I konceptuar për ngasje në qytet, Citroën i ri është vetëm 136.2 inç i gjatë, 63.8 inç i gjerë dhe 57 inç i lartë.

Funksionon me motor 3 cilindrësh, ku akumulon 68 dhe 82 kuaj fuqi. Arrin shpejtësinë prej 0-62 mph për 11 sekonda. Ndërruesi i shpejtësisë është manual dhe ka 5 shpejtësi.

Citroën C1 është prodhuar së bashku me Peugeot 108 dhe Toyota Aygo në një fabrikë të përbashkët nga Citroën dhe Peugeot. Modeli i gjeneratës së parë filloi në vitin 2005, duke llogaritur 760,000 shitje.