Çitaku: Vetëvendosje duhet të bëjë përpjekje për të zhbllokuar situatën

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Vetëvendosje duhet të jetë partia që të zhbllokojë situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Çitaku para mediave tha se çështja kryesore nuk është ndryshimi i qëndrimit të partive opozitare, por se a ka përpjekje nga partia e parë për zhbllokimin e situatës, transmeton lajmi.net. “Po besoj…

Lajme

25/04/2025 10:07

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Vetëvendosje duhet të jetë partia që të zhbllokojë situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Çitaku para mediave tha se çështja kryesore nuk është ndryshimi i qëndrimit të partive opozitare, por se a ka përpjekje nga partia e parë për zhbllokimin e situatës, transmeton lajmi.net.

“Po besoj që debati i ditëve të fundit është shtruar në mënyrë të gabuar, nuk është çështja a ka ndryshuar qëndrim PDK, por a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e Vetëvendosjes, ata duhet të zhbllokojnë situatën”, tha Çitaku.

Kujtojmë se në votimet e fundit Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në votimin e kaluar ajo mori besimin e 57 deputetëve./Lajmi.net/