Çitaku thotë se PDK s’bashkëqeveris me VV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit
Diferenca e madhe mes tyre në shumë pika, po e pamundëson një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu ka qartësuar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, qëndrimin e këtij subjekti, se pse vendosën t’i thonë jo një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. ”Ne kemi bërë të qartë, që nuk shohim asnjë…

Lajme
Diferenca e madhe mes tyre në shumë pika, po e pamundëson një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu ka qartësuar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, qëndrimin e këtij subjekti, se pse vendosën t’i thonë jo një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
”Ne kemi bërë të qartë, që nuk shohim asnjë mundësi të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje”.
”Nuk është ky refuzim kryeneç. Thjesht jemi shumë të ndryshëm”.
Ajo u pyet nga Nacionale nëse PDK do hynte në koalicion me VV nëse do t’i ofrohej pozita e kryeministrit, dhe për një gjë të tillë Çitaku edhe dha një përgjigje:
”Për ne kjo nuk është një betejë për pushtet, dhe nuk është një përpjekje e jona e dëshpëruar për të marrë një pozitë në ekzekutiv”.
”Kemi hyrë në zgjedhje me një program të qartë, dhe atë program mund ta zbatojë Bedri Hamza duke qenë kryeministër me një shumicë e cila e sheh Kosovën dhe përjeton Kosovën njëjtë si ai”.
”Nuk shohim asnjë mundësi, as edhe me kushtin që Hamza të jetë kryeministër që të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen”.