Çitaku shkruan për vdekjen e Haxhi Thaçit: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar pas ndarjes nga jeta të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi. Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me zemër të thyer ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të tij, shkruan lajmi.net. Ajo ka thënë se Haxhi Thaçi ka jetuar një jetë me dinjitet, me…

Lajme

16/03/2025 23:09

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar pas ndarjes nga jeta të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me zemër të thyer ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të tij, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se Haxhi Thaçi ka jetuar një jetë me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij.

“Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin. Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit. Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Kujtimi për ty do të mbetet i gjallë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: