Çitaku: Rregullat dhe ligjet s’janë tavolinë suedeze, s’mund të vendosësh me to vetëm çfarë pëlqehet
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sot ashpër ndaj qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje në raport me zbatimin e ligjeve dhe rregullave të Republikës së Kosovës. Në një deklaratë për media, Çitaku theksoi se rregullat dhe ligjet nuk janë tavolinë sudeze, ku mund të përzgjidhen vetëm ato që i përshtaten dëshirës politike…

Lajme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sot ashpër ndaj qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje në raport me zbatimin e ligjeve dhe rregullave të Republikës së Kosovës.
Në një deklaratë për media, Çitaku theksoi se rregullat dhe ligjet nuk janë tavolinë sudeze, ku mund të përzgjidhen vetëm ato që i përshtaten dëshirës politike të dikujt.
“Ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës nuk janë tavolinë sudeze. S’mund të vendosësh me to vetëm çfarë pëlqehet”, u shpreh ajo, duke kritikuar qasjen selektive që, sipas saj, Vetëvendosje po ndjek në një emërim të caktuar që i preferon.
Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar vazhdimisht mënyrën e qeverisjes nga ana e Vetëvendosjes, duke e akuzuar për kapje të institucioneve dhe për qasje të njëanshme në vendimmarrje.