Çitaku: Rinumërim të plotë të votave, hetim të hollësishëm, përgjegjësi penale dhe politike dhe rikthim të besimit të qytetarëve
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dyshimeve për manipulim të votave. Ajo ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, hetim të hollësishëm, përgjegjësi penale dhe politike si dhe rikthim të besimit të qytetarëve. “Kosova ka ndërtuar me shumë mund standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj, çdo indikacion për cenim apo…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dyshimeve për manipulim të votave.
Ajo ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, hetim të hollësishëm, përgjegjësi penale dhe politike si dhe rikthim të besimit të qytetarëve.
“Kosova ka ndërtuar me shumë mund standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj, çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i patolerueshëm dhe kërkon reagim të menjëhershëm e të pakompromis institucional. Demokracia ndërtohet mbi besim, transparencë dhe zbatim të ligjit. Heshtja apo mbrojtja e parregullsive nuk janë opsion. Këtu nuk ka kompromis”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: