Çitaku reagon pas shtrenjtimit të rrymës: Kështu operon VV-ja, nënshtron qytetarin për ta sunduar më lehtë
Deputetja e zgjedhur nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me shtrenjtimin e faturave të energjisë-elektrike prej 16.1%. Çitaku tha se nuk është e befasuar me vendimet e ZRRE-s për rritjen e çmimit të energjisë, pavarësisht mungesës së dialogut social dhe mungesës së konsultimeve me qytetarët dhe bizneset. Ajo tha se kjo…

Lajme
Deputetja e zgjedhur nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me shtrenjtimin e faturave të energjisë-elektrike prej 16.1%.
Çitaku tha se nuk është e befasuar me vendimet e ZRRE-s për rritjen e çmimit të energjisë, pavarësisht mungesës së dialogut social dhe mungesës së konsultimeve me qytetarët dhe bizneset.
Ajo tha se kjo op bëhet për shkak të mënyrën se si operon Lëvizja Vetëvendosje, që reufzon dialogun, qoftë social, qoftë politik me këdo dhe për ckado.
Çitaku deklaroi se e njëjta arrogancë është parë në vazhdimësi.
Reagimi i plotë:
Për fat të keq, nuk jam aspak e befasuar me vendimet e ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë, pavarësisht mungesës së dialogut social dhe mungesës së konsultimeve me qytetarët dhe bizneset.
A e dini pse? Sepse kjo është mënyra si operon LVV.
Refuzon dialogun, qoftë social, qoftë politik, me këdo dhe për çkado.
E njëjta arrogancë është parë në vazhdimësi:
- ndaj sindikatave,
- ndaj mediave,
- ndaj opozitës,
- dhe ndaj bizneseve.
Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar, sepse beson se vetëm ashtu mund ta sundojë më lehtë.
E më ironikja?
Kjo parti politike, në mënyrë radikale – dhe shpeshherë edhe dhunshëm, ka kundërshtuar çdo përpjekje tonën për rritjen e kapaciteteve energjetike të Republikës.
Konsistentë në destruktivitet, kjo është e vetmja politikë që njohin./Lajmi.net/