Çitaku: Po ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do t’i siguroj të gjithë mbështetësit, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së se janë në koordinim të vazhdueshëm me degën e tyre në Mitrovicë dhe me të gjitha strukturat drejtuese. Çitaku ka thënë se po ndërmarrin gjithë hapat e nevojshëm për…

Lajme

11/11/2025 11:42

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do t’i siguroj të gjithë mbështetësit, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së se janë në koordinim të vazhdueshëm me degën e tyre në Mitrovicë dhe me të gjitha strukturat drejtuese.

Çitaku ka thënë se po ndërmarrin gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës nga çdo tentativë për deformim, të evidentuar nga komisionerët e PDK-së në terren.

“Sot do të dorëzojmë ankesën zyrtare në PZAP. Për çdo detaj, do të informoheni në orën 12:00 në konferencën për shtyp që do të mbahet nga deputeti Perparim Gruda”, ka shkruar Çitaku.

Ky reagim i saj ka ardhur pas dyshimeve për parregullsi në procesin e votimit në Mitrovicë të Jugut. /Lajmi.net/