Çitaku për termin “Kosova dhe Metohija” të përdorur nga Specialja: Poshtërim, sfidim i institucioneve dhe shtetit tonë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demkoratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të skandalit në të cilën Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e quan Kosovën me termin fyes “Kosova dhe Metohija”. Çitaku ka thënë se përdorimi I këtij termi nga Specialja nuk është as lapsus e as gabim i rastësishëm, por një…

Lajme

10/04/2025 14:38

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demkoratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të skandalit në të cilën Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e quan Kosovën me termin fyes “Kosova dhe Metohija”.

Çitaku ka thënë se përdorimi I këtij termi nga Specialja nuk është as lapsus e as gabim i rastësishëm, por një akt i qëllimshëm që përbën jo vetëm fyerje por sfidim të institucioneve dhe shtetit tonë.

“Përdorimi i termit “Kosova dhe Metohija” nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nuk është lapsus, as gabim i rastësishëm. Është një akt i qëllimshëm, i motivuar politikisht, që përbën jo vetëm një fyerje të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe sfidim i institucioneve dhe shtetit tonë…”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook./Lajmi.net/