Çitaku: PDK nuk merr pjesë në këtë seancë të jashtëligjshme, nuk bëhemi fasadë për mbulimin e dështimeve të VV-së
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një konference për media ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në seancën që është thirrur sot nga Kuvendi i Kosovës për në orën 11:00. Ajo ka thënë se kjo seancë është farsë, truk politik dhe nuk është zgjidhje por tentim për të fshehur fajin. “Ajo…
Lajme
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një konference për media ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në seancën që është thirrur sot nga Kuvendi i Kosovës për në orën 11:00.
Ajo ka thënë se kjo seancë është farsë, truk politik dhe nuk është zgjidhje por tentim për të fshehur fajin.
“Ajo që po shohim sot është e dukshme, se kur vjen puna për të formuar institucionet e për të kryer punë kemi zvarritje, pasiguri dhe manipulim afatesh nga VV. Kur vjen puna për ti ikur përgegjësisë, nxitim i quditshëm madje duke shkelur rëndë rendin kushtetues. Dua të jem e qartë, PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme, nuk do të bëhemi fasadë për mbulimin e dështimeve sepse kjo seancë nuk është thirr për qytetarët, nukë shtë thirr për të miratuar ligje e as për të formuar komisione. Kjo seancë është thirrur për t’i shpëtuar fajit, fajit që një pushtet për 10 muaj rresht ka refruzuar të mar vendime, të ndërtoj dialog, të krijoj shumicë dhe të formoj Qeverinë. thirjet për të shkelur ligjin dhe kushtetutën nuk janë zgjidhje as për vendin, aspër Kuvendin as për demokracinë, ato janë derë e hapur për kaos, janë precedentë të rezikshëm që dëmtojnë thmelet e shtetit ligjor”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka thënë se PDK është aty për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet dhe për të mbrojtur parimin se çdo vendim pozitiv apo negativ duhet të merret brenda ligjit, brenda afatit dhe brenda përgjegjësisë. /Lajmi.net/