Çitaku: PDK nuk ka votë as për Konjufcën – Zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë, Osmani të mos i zvarris afatet
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku sot është pyetur nga mediat në lidhje me zhbllokimin e buxhetit për RTK-në. Ajo ka thënë se ministri në ikje, që i referohej Hekuran Muratit do të mund ta bënte këtë më parë përmes rezervave shtetërore e që sipas saj kjo zgjidhje është bërë edhe më herët. Ajo…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku sot është pyetur nga mediat në lidhje me zhbllokimin e buxhetit për RTK-në. Ajo ka thënë se ministri në ikje, që i referohej Hekuran Muratit do të mund ta bënte këtë më parë përmes rezervave shtetërore e që sipas saj kjo zgjidhje është bërë edhe më herët.
Ajo ka thënë se ajo çka po bën kjo kastë politikanës është shantazh publik, ndërsa për planin e rritjes, ajo ka thënë se po flasin emra të cilët e kanë izoluar e përjashtuar Kosovën.
“Ka pas mundësi që të adresohen këto çështje, çka kanë bërë që 10 muaj. Kjo është tallje me qytetarët e institucionet dhe PDK nuk do ta lejoj këtë. Ne nuk do të lejojmë që të shantzahohemi publikisht, dhe nuk pranojmë mësime moralizuese nga askush. Ne i kemi bërë thirrje VV-së që pas përfundimit të zgjedhjeve që të punoj, që të krijoj institucionet, të krijoj dialog politik kanë refuzuar dhe kanë kërkuar nënshtrim politik. Kosova çdo ditë përmes krizës po humb miliona, jo vetëm para por edhe kredibilitetin tonë si demokraci ere jo vetëm përshkak të mungesës së instituciooneve por edhe për shkka të deklarimeve ekstremisht të pamatura të krerëve të institucioneve”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka thënë se PDK nuk ka votë as për Qeverinë Konjufca 1.
“Sa i përket votës për Qeverinë, PDK e ka bërë të qartë nuk kemi votë për Kurtin 3 as për Kojufcën. Zgjedhjet e reja duhet të mbahen sa më parë, e ftojmë Osmanin që të mos zvarris afatet, qytetarët kanë nevojë për institucione, për stabilitet, përgjegjësi dhe parashikueshmëri”, ka thënë Çitaku.
Në lidhje me pikën e rendit të ditës të seancës së sotme, që është formimi i Komisioneve parlamentare, Çitaku ka thënë se kjo nuk mund të bëhet para se të formohet Qeveria e të dihet kush është shumica apo pakica.
“Nuk ka pas asnjë përpjekje nga VV për të formuar dialog politik, ata e kanë përjashtuar dialogun politik si instrument të politikbërjes. Nuk ka dialog as me opozitën, as me mediat, as me sektorin privat, me aleatër. Këta nuk e njohin dialogun, por vetëm politikën e nënshtrimit dhe shantazhimit e PDK as nuk nënshtrohet as nuk shantazhohet. Presidentja Osmani do të duhej të ishte shumë më aktive në zhbllokimin e situatës politike në vend, dhe ky angazhim do të duhej të ishte më serioz që nga dita e parë. Nuk dua të komentoj kualifikimin e presidentes Osmani, por ajo nuk duhet të humb kohë, duhet t’i thërras partitë politike dhe të caktoj sa më parë ditën e zgjedhjeve”. ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net/