Çitaku pas ardhjes së Thaçit në Kosovë: Dielli do të lind përsëri
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale e Hagës sot ka ardhur në Kosovë. Kjo vizitë e Thaçit në Prishtinë po realizohet për ta takuar babanë e tij i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të disa problemeve shëndetësore të tij. Për këtë vizitë të…

Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale e Hagës sot ka ardhur në Kosovë.
Kjo vizitë e Thaçit në Prishtinë po realizohet për ta takuar babanë e tij i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të disa problemeve shëndetësore të tij.
Për këtë vizitë të tij ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratië të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.
Çitaku në një postim në rrjetin e saj social në Facebook ka shkruar “Dielli do të lind përsëri, President”.
Derisa postimin e ka shoqëruar me fotografinë ku shihet ish-presidenti Thaçi, teksa hynë brenda QKUK-së. /Lajmi.net/