Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën dhe do të kalojë

Ligji i ri për Specialen, i cili u hartua nga një grup ekspertësh të PDK-së, e i cili kaloi në Kuvend, u kthye mbrapsht nga Presidentja Justina Shiroka-Pula. Në Rubikon të Klan Kosova, U.D. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se i njëjti do të kthehet në Kuvend më së largu deri të…

Lajme

10/11/2026 23:11

Ligji i ri për Specialen, i cili u hartua nga një grup ekspertësh të PDK-së, e i cili kaloi në Kuvend, u kthye mbrapsht nga Presidentja Justina Shiroka-Pula.

Në Rubikon të Klan Kosova, U.D. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se i njëjti do të kthehet në Kuvend më së largu deri të hënën e javës së ardhshme.

“Sot mund ta them me siguri të plotë se brenda pak ditësh, Ligji do të trajtohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancë plenare, dhe ligji do të kalojë – me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dakordim të plotë për përmbajtjen e ligjit. Kjo është arritur këto dy-tri ditët e fundit, por kanë qenë takime e negociata që kanë zgjatur me ditë”, theksoi Çitaku në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Për ndryshimin e Ligjit, ajo tha se “është punë në proces e sipër, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu”.

“Po kërkoj edhe pak ditë. Është vetëm edhe pak ditë mirëbesim. Më së largu deri ditën e hënë”, potencoi Çitaku.

Ndonëse nuk deshi të japë detaje mbi përmbajtjen e Ligjit të ri, ajo theksoi se as thelbi, as qëllimi i ligjit – as nuk preket e as ndryshohet.