Çitaku kujton momente me ambasadoren Kaidanow: Më besoi dhe i besova shumë

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, dhe nënkryetarja aktuale e PDK-së, Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime me ambasadoren e parë të SHBA-ve në Kosovë Tina Kaidanow. Ajo ka kujtuar ditën pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kur Kaidanow e kishte përgëzuar atë për organizimin e festës së shpalljes së Pavarësisë, shkruan lajmi.net. “Me 18 shkurt…

Lajme

17/10/2024 11:13

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, dhe nënkryetarja aktuale e PDK-së, Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime me ambasadoren e parë të SHBA-ve në Kosovë Tina Kaidanow.

Ajo ka kujtuar ditën pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kur Kaidanow e kishte përgëzuar atë për organizimin e festës së shpalljes së Pavarësisë, shkruan lajmi.net.

“Me 18 shkurt të vitit 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë, në adresën time erdhi një letër e personalizuar. Ishte ambasadorja e parë e SHBA-së në Republikën e Kosovës, Tina Kaidanow, e cila më falënderonte për të gjithë punën në përgatitjen e Ditës së Pavarësisë. Nuk po mund t’u besoja syve. Besa, atë moment dëshirova që të isha unë ajo që ia kisha dërguar asaj këtë letër, sepse, në fund të fundit, bëhej fjalë për vendin dhe popullin tim. Por, kjo ishte Tina. Gjithmonë e para për të shprehur dashuri dhe falënderime. Bashkëpunëtore, shoqe dhe diplomate Par Exellence. Më besoi dhe i besova shumë!”, ka shkruar Çitaku. 
Çitaku ka shkruar se Kaidanow ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare pas një lufte të gjatë me sëmundjen.
“E të gjithë, SHBA-të, Kosova, familja Kaidanow dhe ne, miqtë e saj nëpër çdo cep të botës, jemi më të varfër dhe me të zbrazët pa të në mesin tonë. Prehu në paqe, shpirt i bardhë! Zemërthyer – por krenare që të njoha!”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: