Çitaku kritikon emërimin e Mentor Hysenit në krye të ATK-së: “Militant partiak, u zhveshën nga çdo vlerë”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas emërimit të Mentor Hysenit në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar këtë vendim si një akt tipik të nepotizmit dhe klientelizmit politik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për shkelje…

Lajme

13/08/2025 12:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas emërimit të Mentor Hysenit në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar këtë vendim si një akt tipik të nepotizmit dhe klientelizmit politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për shkelje të parimeve për të cilat kishte luftuar gjatë kohës sa ishte në opozitë, duke thënë se qeveria aktuale është zhveshur nga çdo vlerë që ka predikuar më parë, transmeton lajmi.net

“Albin Kurti e paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka shtuar me ironi se “shokët e familjarët” e qeverisë nuk angazhohen vetëm për dasma, duke aluduar në favorizime të afërmish dhe rrethit partiak në pozita shtetërore.

Emërimi i Hysenit ka nxitur reagime të ndryshme në opinion, sidomos për shkak të përfshirjes së tij të mëhershme në politikë si kandidat i VV-së për deputet./lajmi.net/