Çitaku kritikon ashpër Vetëvendosjen: “Po saboton ndërtimin e institucioneve dhe tallet me besimin e qytetarëve”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pas dështimit për konstituimin e institucioneve të reja. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e akuzon LVV-në për sjellje të papërgjegjshme dhe përpjekje për delegjitimizim të protestës qytetare, transmeton lajmi.net. Sipas Çitakut: “Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po…

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pas dështimit për konstituimin e institucioneve të reja.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo e akuzon LVV-në për sjellje të papërgjegjshme dhe përpjekje për delegjitimizim të protestës qytetare, transmeton lajmi.net.
Sipas Çitakut: “Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit. Po tallet paturpësisht me qytetarët e Kosovës, ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e kaluara.” Kjo, sipas saj, nuk është vetëm vonesë politike, por është edhe sulm ndaj demokracisë dhe kësaj qëndrueshmërie që është përgjithëzuar vitet e fundit.
Deputetja thekson se sjellja e LVV-së tregon mungesë ndjeshmërie ndaj sakrificave që janë bërë për liri dhe demokraci: “Kjo është sjellje e papërgjegjshme, e rrezikshme dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj sakrificës së madhe përmes së cilës sot e gëzojmë lirinë dhe të drejtën për të jetuar në demokraci.”
Fjala e Çitakut vazhdon në këtë frymë, duke vënë në dukje se veprimet e VV-së kanë pasoja të mëdha për të ardhmen e vendit: “Është sjellje që nuk ka asnjë konsideratë për të ardhmen dhe sfidat e mëdha që i kemi përpara”./lajmi.net/