Çitaku: Kosovarët kundërshtojnë ISIS-in, shohin drejt BE-së e NATO-s

Raportimet e medieve ndërkombëtare mbi shkuarjen e kosovarëve në xhihad, i kanë dhënë vendit një imazh jo të mirë.

Lajme

25/05/2016 22:30

Megjithatë, në realitet, kosovarët në masë të madhe janë populli më pro amerikan e evropian në Ballkan.

Për ta ilustruar këtë fakt, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka publikuar një sondazh të Këshillit Britanik (British Councile) dhe Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë.

“Për këdo që mund të ketë qenë i habitur, por shumica absolute e kosovarëve e kundërshtojnë ISIS-in”, shkruan ambasadorja Çitaku.

“Kosova , ashtu si pjesa tjetër e Evropës , u përball me radikalizmin dhe ekstremizmin. Shumë është bërë, dhe mbeten shumë sfida” .

Çitaku më tej shkruan se nuk ka dyshim se ku është zemra dhe mendja e shumicës dërrmuese të kosovarëve.

“Ata duan integrimet në BE dhe NATO”, shkruan  Çitaku, duke publikuare dhe të dhënat e sondazhit të sponsorizuar nga këshilli Britanik dhe Ambasada e Norvegjisë në Kosovë./lajmi.net