Çitaku: Jemi vite larg me VV- PDK do të qëndrojë në opozitë, por janë edhe 98 deputetë tjerë pa ne

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, përfaqësuesja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku deklaroi se kjo parti do të mbetet në opozitë, duke përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se kjo çështje nuk duhet parë si një “vend pune”,…

Lajme

31/07/2026 12:28

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, përfaqësuesja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku deklaroi se kjo parti do të mbetet në opozitë, duke përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se kjo çështje nuk duhet parë si një “vend pune”, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e qeverisjes.

“Siç e dini, sot është mbajtur një takim për seancë konstituive, Partia Demokratike e Kosovës ka pozicion të qartë politik: ne do të jemi në opozitë, mirëpo po ashtu jemi të interesuar që sa më parë institucionet e Kosovës të konstituohen në mënyrë që të fillojnë të adresojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës. Kaq. Sot jam për të folur vetëm për seancën konstituive. PDK-ja do të jetë në opozitë. Jemi vite larg me Lëvizjen Vetëvendosjes, përveç nëse nuk përqendrohemi te kjo e qartë. Kjo nuk do të thotë që nuk bashkëpunojmë për sa i përket konstituimit të institucioneve dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por jo në bashkëqeverisje. Ndërkohë që opozita ka arritur për këtë kohë, ne ende duke diskutuar për të qenë në opozitë. Çështja e presidentit nuk është një vend pune. Zgjedhja e presidentit mundëson a i mundëson qeverisje kësaj qeverie. Për ne po ashtu është i rëndësishëm presidenti, është raporti me Shtetet e Bashkuara, gazsjellësi amerikan, sektori privat, liria e medias, sundimi i ligjit e edukata, ka shumë çështje rreth të cilave ne kemi dallime të thella. Dhe zgjedhja e presidentit i mundëson Lëvizjes Vetëvendosje edhe një qeverisje katër vite, tha ajo.

Tutje, ajo tha se PDK nuk sheh shumë hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, por tha se PDK do të ofrojë bashkëpunim në konstituimin e institucioneve nga opozita.

“Jemi vite larg me LVV dhe shohim pak hapësirë për bashkëpunim, mirëpo kjo nuk do thotë që nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi i institucioneve dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por jo në qeverisje. Ende nuk e dimë saktë kush do të jetë në opozitë dhe kush në pushtet, por PDK do jetë në opozitë”, shtoi ajo.

Çitaku tha se është e rëndësishme që Kuvendi të konstituohet dhe të mos krijohen kriza të reja institucionale e kushtetuese.

“Janë edhe 98 deputetë pa deputetët e PDK-së, ka pasur bisedime më herët është folur se do ketë bisedime sërish, por është e rëndësishme të mos prodhohen kriza të reja.”/Lajmi.net/