Çitaku i reagon Kurtit: Ne e kemi respektuar Policinë gjithmonë, ti ke gjuajtur gurë e mllef mbi ta – Po t’i respektoje nuk do t’i lije pa këpucë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit pasi ai ka thënë se sulmet ndaj Policisë pas rastit të fundit në Lipjan nuk janë të nevojshme. Çitaku ka thënë se e kanë respektuar Policinë dhe institucionet gjithmonë si në qeveri edhe në opozitë, pa kushte dhe pa kalkulime politike. “Ti…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit pasi ai ka thënë se sulmet ndaj Policisë pas rastit të fundit në Lipjan nuk janë të nevojshme.
Çitaku ka thënë se e kanë respektuar Policinë dhe institucionet gjithmonë si në qeveri edhe në opozitë, pa kushte dhe pa kalkulime politike.
“Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike. Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: