Çitaku i reagon Kurtit: Mos na e bajë dertin, ne e kemi kryetar Bedri Hamzën

Kryetari i VV-së, Albin Kurti në Oslo, në një takim me diasporën atje, sulmoi PDK-në, duke thënë se “gjithmonë po është një kryetar që s’është kryetar”. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj këtyre deklaratave, transmeton lajmi.net. “Mos na e bajë dertin neve, Albin. Ne Kryetar e kemi Bedri Hamzën.”, i tha…

Lajme

02/12/2025 18:55

Kryetari i VV-së, Albin Kurti në Oslo, në një takim me diasporën atje, sulmoi PDK-në, duke thënë se “gjithmonë po është një kryetar që s’është kryetar”.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj këtyre deklaratave, transmeton lajmi.net.

“Mos na e bajë dertin neve, Albin. Ne Kryetar e kemi Bedri Hamzën.”, i tha ndër të tjera Çitaku Kurtit në postim.

Postimi i plotë:

Pasi “e integroi” Kosovën në BE e NATO, “e rriti” ekonominë, “i uli” çmimet, “i rriti” pensionet dhe “ndërtoi” kapacitete të reja energjetike, Albin Kurti paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së.
Mos na e bajë dertin neve, Albin.
Ne Kryetar e kemi Bedri Hamzën.
Shihemi me 28 Dhjetor. 🔥🇽🇰./lajmi.net/