Çitaku i reagon Gërvallës: Çfarë fyerje për mijëra dëshmorë e heronj që e nderuan vendin me jetën e tyre

“Ka kaluar koha kur Serbia mund të sulmojë Kosovën, t’i gjeje qytetarët të pambrojtur, dhe të silleshe me ta sipas qefit”, ka thënë mbrëmë Donika Gërvalla në emisionin e gazetarit Çim Peka në Shqipëri. Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë në Kosovë pasi po e ulë kontributin e UÇK-së për liri e pavarësi, shkruan…

Lajme

17/06/2025 14:26

“Ka kaluar koha kur Serbia mund të sulmojë Kosovën, t’i gjeje qytetarët të pambrojtur, dhe të silleshe me ta sipas qefit”, ka thënë mbrëmë Donika Gërvalla në emisionin e gazetarit Çim Peka në Shqipëri.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë në Kosovë pasi po e ulë kontributin e UÇK-së për liri e pavarësi, shkruan lajmi.net

Me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo e ka cilësuar fyerje deklaratën e Gërvallës për dëshmorët e heronjtë që sakrifikuan gjithçka për Kosovën.

Postimi i plotë:

Për ta rrumbullaksuar: Donika Gërvalla ua paska bërë me dije ndërkombëtarëve se Kosova nuk është më ajo që ka qenë. Se, nëse na sulmon Serbia, kësaj here paska kush lufton e kush e mbron. Madje, ka folur edhe për heroizmin e Ukrainës.
Çfarë fyerje!
Çfarë fyerje dhe poshtërimi për mijëra gra e burra që guxuan ta mundin frikën, që e sfiduan vdekjen, që ëndërruan lirinë dhe luftuan për të.
Çfarë fyerje për mijëra dëshmorë e heronj që e nderuan vendin me jetën e tyre.
Çfarë fyerje për ata burra e gra që, me urtësi dhe guxim, në rrethana lufte ndërtuan aleanca me botën demokratike, aleanca të cilat sot po i dëmtoni me papërgjegjësi.
E gjithë kjo nuk është vetëm mungesë mirënjohjeje. Është mjerim. Dhe trishtim i madh./lajmi.net/