Çipi i ri që do t’i bëjë smartfonat e ‘Android’ me super-përformancë
Kompania prodhuese e pajisjeve telekomunikative ‘Qualcomm’ lansoi të hënën ‘Snapdragon 855 Plus’ të ri, një version më të fuqishëm të çipit të tij aktual Snapdragon 855 që funksionon në telefonat e sistemit operativ ‘Android’ në 2019-ën.
Auto & Tek
‘Snapdragon 855 Plus’ i ri është më i shpejt se çipi standard ‘Snapdragon 855’. Qualcomm tha se është projektuar për “performancë të zgjeruar dhe për përvoja në 5G, lojëra dhe realitet virtual”.
‘Snapdragon 855 Plus’ i ri u ofron krijuesve të telefonave një mënyrë për të dalluar pajisjet e orientuara në lojëra nga pajisjet standarde të flamurit. Shumica e telefonave inteligjentë të lojrave të lëshuar deri më tani vijnë me të njëjtin çip – pra performancë të ngjashme – si një pajisje standarde.
Megjithatë, çipi i ri është krijuar për të ofruar një ngritje të përformancës për lojëra mobil si ‘Fortnite’ dhe ‘PUBG’.
Përveç përformancës së lojërave, është e paqartë nëse ‘Snapdragon 855 Plus’ do t’i bëjë aplikacionet standarde dhe sistemin operativ ‘Android’ të funksionojë më shpejt ose më mirë.