Cili është një mëngjes i shëndetshëm për çdo fëmijë?

Për të filluar mbarë ditën, çdo fëmijë duhet të konsumojë patjetër vaktin e parë të ditës. Ja cila është një nga alternativat që preferohet shumë për një mëngjes të mirë dhe të shijshëm për çdo vogëlush apo vogëlushe.

Fun

10/04/2018 08:27

Gjithçka duhet janë dy kokrra vezë, pak qumësht dhe 2 feta të holla buke. Presim bukën në formë trekëndëshe, hedhim vezët në një pjatë, shtojmë kripë, qumësht dhe i rrahim të gjitha bashkë. Lyejmë të prerat e bukës me masën e përgatitur dhe i skuqim në tigan me pak vaj ose gjalpë, sipas dëshirës.

Shoqërimi i mëngjesit me një lëng të freskët e plot vitamina e bën edhe më të shijshëm vaktin.

Marrim një banane, i heqim lëkurën, e presim në copa të vogla dhe e hedhim tek grirësja. Më pas shtojmë luleshtrydhe, manaferra dhe kos frutash me shijen që fëmija preferon. Hedhim qumësht dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Lëngu i frutave është gati e përveçse është i shijshëm ka edhe ngjyra të bukura.

Në rast se do i shtonit edhe disa luleshtrydhe, gjysmë dardhe dhe disa të prera bananeje me pak mjaltë sipër duhet të jeni nëna ose babai më i lumtur në botë.

Ky është një nga sugjerimet e shefave të kuzhinës për çdo prind që do të ketë një fëmijë të mirë ushqyer dhe të shpenzojë jo më shumë se disa minuta nga koha e tyre e çmuar.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/shneta/cili-eshte-nje-mengjes-i-shendetshem-per-cdo-femije-17242/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright