Cili është kuptimi i jetës për Morena Tarakun? (FOTO)

E shohim vazhdimisht duke postuar fotografi të ndryshme, gjysmën i bën në ashensor e gjysmën tjetër në palestër, e kjo e fundit duket se është shumë e shtrenjtë për bukuroshen e skenës sonë...

ShowBiz

01/02/2015 14:41

Morena Taraku kohëve të fundit një pjesë të madhe po e kalon në palestër. E kjo duket se këngëtaren e modelen e njohur po e bën të ndjehet shumë mirë.

Ajo madje palestrën e quan kuptim të jetës. Morena ka postuar një fotografi ku shihet dukë ushtruar, ndërsa karshi fotos ka lënë mbishkrimin “Kuptimi i jetës”.

Ndërkaq Morena është duke punuar edhe në risi e cila do na e sjell bukuroshen krejt ndryshe. Lajmi.net