Cilët hapa do të ndërmarrë presidentja nëse dështon “Qeveria Kurti 3”?

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re. Para mediave, e para e vendit tha se në qoftë se nuk zgjidhet qeveria, do të rrjedhin afatet e caktuara brenda afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë. “Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve…

Lajme

26/10/2025 09:14

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re.

Para mediave, e para e vendit tha se në qoftë se nuk zgjidhet qeveria, do të rrjedhin afatet e caktuara brenda afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë.

“Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.

“Por nuk do të ngutesha që të jap supozime që do të dështohet në krijimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera ajo tha se shpreson që do të ketë angazhim maksimal në krijimin e Qeverisë.