Cilën festë e duan më shumë qytetarët, 28 Nëntorin apo 17 Shkurtin?
28 Nëntori dhe dita e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti janë dy festa të mëdha për gjithë shqiptarinë anë e mbanë botës, por cila datë festohet më shumë nga qytetarët e Kosovës? Sipas qytetarëve, më shumë festohet 28 Nëntori pasi që sipas tyre kjo datë më shumë e përfaqëson Kosovën. Arsyeja e kësaj, sipas qytetarëve…
Lajme
28 Nëntori dhe dita e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti janë dy festa të mëdha për gjithë shqiptarinë anë e mbanë botës, por cila datë festohet më shumë nga qytetarët e Kosovës? Sipas qytetarëve, më shumë festohet 28 Nëntori pasi që sipas tyre kjo datë më shumë e përfaqëson Kosovën. Arsyeja e kësaj, sipas qytetarëve ishte se më 28 Nëntor është Dita e flamurit kombëtar, dalja për herë të parë në skenë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Qytetari Izet Lagender ka thënë se arsyeja që e feston 28 nëntorin, është ditëlindja e legjendarit, Adem Jashari.
“28 nëntorin… Është Dita e Flamurit edhe është ditëlindja e legjendarit Adem Jashari, për ata e festoj. Unë jam shumë i kënaqur sot, kur shoh këta njerëz me fëmijë të mëdhenj e të vogël, me flamuj dhe jam me ta…4:20 I respektoj këta njerëz shumë se zemra ime është shumë e madhe sot”, ka thënë ai.
Qytetari tjetër, Shukri Retkoceri, thotë se 28 Nëntori është festë e gjithë kombit shqiptar, ndërsa 17 shkurti festë e shtetit të Kosovës.
“Më mirë është duke u festuar 28 nëntori, sepse kjo është për të gjithë kombin shqiptar…7:31 17 shkurti është festë e shtetit të Kosovës, por kjo është një festë që e kemi prit kaherë, çlirimin e Kosovës, Republikën e Kosovës, sa shokun na kanë vra në demonstrata për këtë Republikë”, ka shtuar Retkoceri.
Ndërsa, Qazim Pozmaçi ka thënë se kjo është festa kombëtare, dhe për këtë arsye e feston këtë datë.
“28 nëntorin e festoj edhe kjo festë kombëtare është e jona edhe 17 shkurti, por 28 më shumë…”, ka vijuar ai.
E Adem Maloku ka potencuar se i feston të dyja festat.
“Të dyja, por ishalla veç i presim edhe tjera vite…5:27 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe Adem Jasharit”, ka potencuar Maloku.
Sheshet e kryeqytetit janë sotolisur me flamuj kuq e zi dhe janë organizuar disa aktivitete kulturoro-artistike.