Cilat viruse mund t’i merrni nga kafshët që i mbani në shtëpi?

Kafshët shtëpiake janë shpesh një burim i madh i argëtimit dhe kanë një efekt pozitiv në shëndetin tonë mendor. Për shumicën prej nesh, kjo tejkalon edhe rrezikun e ardhjes në kontakt me ndonjë virus që kafshët mund të përmbajnë.

Lifestyle

17/06/2015 19:22

Kafshët shtëpiake mund të përmbajnë një numër organizmash që shkaktojnë sëmundje parazitare, bakteriale, fungale dhe virale në njerëz. Këto sëmundje nga kafsha në njeri janë të njohura si zoonoza.

Kafshimi dhe gërvishtjet nga kafshët mund të çojë në sëmundje të tilla si ‘pasterurellosis’ dhe sëmundja e gërvishtjes së maces; përderisa psitakoza ose sëmundja e papagallëve kontraktohet kur njerëzit marrin frymë në pikat e aerosolizuara që përmbajnë sekrecione nga zogjtë e infektuar, transmeton Lajmi.net.

Por, sëmundjet më të zakonshme zoonotike vijnë nga parazitët dhe bakteret që janë të transmetuara me anë të rrugës gastrointensinale – duke prekur kafshët dhe më pas gojën tuaj.

Mos u shqetësoni, rreziku për t’u prekur nga këto sëmundje zakonisht mund të pakësohet duke i larë duart më shpesh.

Kështu që, pas çdo argëtimi me kafshën tuaj, mos prekni gojën apo ndonjë pjesë tjetër të trupit para se t’i pastroni mirë duart – qoftë edhe nëse kafshën e pastroni mjaft shpesh.