Cilat ushqime nuk janë më në menynë ruse?

Marrëdhëniet e përkeqësuar ndërmjet Evropës dhe Rusisë ka bërë që të shfaqen menjëherë pasojat e saj, madje edhe para se sanksionet e reja të ushqimit të fillojnë të “kafshojnë”.

Bota

15/08/2014 00:34

Presidenti rus, Vlladimir Putin ka bërë një lëvizje para se sanksionet perëndimore të fillojnë të implementohen. Ai javën e kaluar ka ndaluar importimin e djathit evropian, të pulës amerikane dhe prodhimeve të detit të Norvegjisë. Këto ushqime tashmë janë hequr nga tavolina e rusëve. Kjo masë e ndërmarrë nga ai ishte si përgjigje kundrejt vendeve që kanë aprovuar sanksionet ekonomike kundër Rusisë, pas rrëzimit të fluturimit MH17.

Kremlini zyrtarë ka ndaluar produktet bujqësore që vijnë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, Norvegjia, Kanadaja dhe Australia, por kjo lëvizje e tij ka gjasa të dëmtojë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike të Perëndimit.

Eksportet ushqimore të Evropës në Rusi, sipas të dhënave të BE-së, vetëm në vitin 2013 ishin në vlerë prej 15.8 miliardë dollarësh, duke përbërë rreth 10 për qind të eksporteve bujqësore të Bllokut. Vendet evropiane kanë fituar 1.6 miliard dollarë vetëm nga shitja e mishit të derrit në Rusi dhe 1.3 miliard dollarë të tjerë nga shitja e djathit.

SHBA-të eksportojnë në Rusi 1.3 miliard dollarë produkte ushqimore, ndërsa produkti më i shitur është mishi i pulës, që kap shifrën e 310 milionë dollarëve.

Ndalimi i ushqimit të huaj më shumë është shqetësim për rusët, të cilët pëlqejnë këto ushqime të importuara. Rusia është importuesi i pestë më i madh në botë sa i përket produkteve ushqimore dhe tregu i saj është i varur nga furnizimi me ushqim nga jashtë- deficiti i saj tregtar për produktet bujqësore arriti në 26 miliardë dollarë, në vitin 2013. Kështu thonë të dhënat e Komisionit Evropian.

Me zhdukjen e miliardave nga tregu i ushqimit, ka të ngjarë që do të ngrihen çmimet e produkteve ushqimore dhe ekspertët parashohin që të rritet inflacioni rus, i cili tashmë është 7.5%.

Rusët akoma do të jenë në gjendje që të gëzojnë verërat evropiane dhe pijet joalkoolike po ashtu, si dhe bukën, makaronat dhe drithërat. Këto produkte kanë arritur t’i shpëtojnë embargos, edhe pse një ndalim eventual i tyre do ta dëmtonte ekonomikisht Evropën.

Në vitin 2013, vendet e BE-së i kishin shitur Rusisë afër 1 miliard dollar pije joalkoolike dhe rreth 733 milionë dollarë të tjerë verëra.