Cilat ministri ia kanë ofruar Nismës? – Rexhaj i VV-së refuzon të përgjigjet: Nuk është koha, jemi në fazën e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka folur për media pas dështimit për herë të 19-të që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Rexhaj fillimisht e ritheksoi se ka qenë gabim që është vendosur që çdo 48 orë të ketë seanca, shkruan lajmi.net “Pra më mirë ka qenë një në 1 javë. Gabim është çdo 48 orë.…

Lajme
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka folur për media pas dështimit për herë të 19-të që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Rexhaj fillimisht e ritheksoi se ka qenë gabim që është vendosur që çdo 48 orë të ketë seanca, shkruan lajmi.net
“Pra më mirë ka qenë një në 1 javë. Gabim është çdo 48 orë. Ndoshta kjo është bërë me qëllim të mirë që t’ju bëhet presion deputetëve. Më mirë do të ishte 1 herë në javë.”, tha ai.
Tutje, Rexhaj akuzoi opozitën për bllokim të kuvendit.
“Ta kemi të qartë, jemi në fazën e konstituimit të Kuvendit, rrjedhimisht, zgjedhjes së kryetares apo kryetarit të Kuvendit, në këtë rast ne e kemi propozimin dhe kjo vjen si rrjedhojë e një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese, ku na jep të drejtën dhe mendoj se kjo pjesa e parë është pjesë solemne, nga subjektet tjera është materializu si çështje opozitare. Këto subjekte qysh në fillim kanë shfaqur tendencë për të bllokuar, këta në fillim kanë votuar kundër vetvetes për t’i marrë mandatet.”, u shpreh ai.
Në fund, deputeti i VV-së foli edhe për një koalicion me Nismën. Ai tha se nuk është koha për të folur se çfarë ministri do i ofrohen Nismës, pasi fillimisht duhet të kalohet faza e parë, pra konstituimi i Kuvendit.
“Nuk është çështja tash tek koha e bisedimeve me Nismën për të themelu institucionet. Jemi në fazën e parë, kjo duhet të kalohet me mirëkuptimin e të gjithëve, unë si e shoh, Kushtetuesja e ka interpretuar në frymën solemne, këta po i japin ngjyrime politike.”, përfundoi ai./lajmi.net/