Të Infektuar: 68.351

Të Shëruar: 59.438

Të Vdekur: 1.592

Cilat janë pikat e dobëta të shenjës suaj të horoskopit

15:39 | 23 Shkurt 2021

Edhe kali i kuq e ka një huq…

Të mësoni pikat tuaja më të dobëta, mund t’ju ndihmojë që të bëheni të vetëdijshëm për to dhe të mësoni t’i përmirësoni në të ardhmen.

Duke i kthyer ato në forcë, do të mund t’i përdorni gjithnjë në avantazhin tuaj.

Dashi: Dashi mund të jetë një shenjë bujare dhe energjike, por është e paduruar dhe mund të shpërthejë me agresivitet për gjëra që mund të pendohet më vonë.

Demi: Demi është një nga shenjat më llupëse që rrezikon shumë po të mos kujdeset në lidhje me ushqimin.

Binjakët: Binjakët e kanë huq të flasin më shumë se ç’duhet dhe ndonjëherë merren me thashetheme.

Gaforrja: Gaforret janë të rrezikuara ndaj varësive, pasi kanë prirjen të mos duan t’i ndryshojnë gjërat, por t’i lënë siç janë.

Luani: Luani ka ego të zhvilluar dhe varësia nga vëmendja mund t’i kthehet në problem.

Virgjëresha: Virgjëresha është pak e ngurtë, e tepron me racionalitetin dhe ka një mani për të kontrolluar gjërat.

Peshorja: Peshorja nuk di të bëjë kompromise dhe ka një varësi ndaj gjërave të luksit.

Akrepi: Akrepi është shenjë misterioze e pasiononte, por njëkohësisht është hakmarrëse dhe e prirur për të pasur varësi ndaj seksit.

Shigjetari: Shigjetari mërzitet shumë lehtë dhe e ka të vështirë të përqendrohet në gjëra të qëndrueshme.

Bricjapi: Bricjapi e tepron me seriozitetin, aq sa bëhet pesimist. Shpesh ata shihen si njerëz të ftohtë.

Ujori: Ujori është shenjë e pavarur dhe e ka të vështirë të krijojë gjëra zyrtare, serioze. Fiksohet me ndjenjat dhe e humb fillin nga realiteti.

Peshqit: Peshqit janë ëndërrimtarë aq të ndjeshëm, sa ofendohen me një fjalë. Dëshira e madhe për t’u ndier të dashuruar i bën shumë kërkues nga kjo anë. /Lajmi.net/