Cilat emra iu futën muzikës në vitin 2014
I u futën skenës gjatë këtij viti mirëpo arritën të bëhen ndër emrat më të dashur. Janë këto Era Istrefi, Enca Haxhia dhe Orhidea Latifi...

ShowBiz
Në vitin 2014 skenës sonë iu shtuar një emër i ri. Edhe pse ende nuk janë bërë një vit që i është future muzikës, këngëtarja Era Istrefi ka arritur të bëhet ndër emrat më të dashur të skenës sonë. Doli për herë të parë në qershor të vitit 2014 me këngën Mani për Money, më pas korri sukses edhe me këngët vijuese, ‘A po don’, ‘E dehun’ dhe së fundmi me baladën e titulluar ‘13’.
Kësaj rruge iu fut edhe Enca Haxhia, një vajzë e talentuar të cilën publiku e mirëpriti. Kënga e parë e saj ishte “Ata nuk e dinë’, në bashkëpunim me Noizyn, ndërsa pas kësaj publikoi ‘A pot ë pëlqen’ e cila vuri vulën në suksesin e saj. Kjo këngë aso kohe ia kaloj me klikime edhe këngëtareve më me emër në skenën tonë. Së fundi Enca ka publikuar ‘Edhe njo’ me Mozzik, kurse ka premtuar se shumë shpejt do të ketë të reja tjera nga ajo. Transmeton, lajmi.net
Edhe Orhide Latifi apo Kida sic po njihet në publik, në vitin 2014 u bë këngëtare. Kida po ashtu që në debutimin e parë është mirëpritur. Kënga e saj e parë titullohet ‘Rikthejm na’, e cila erdh në bashkëpunim me Mc Kreshën. Suksese këngëtarja pati edhe me këngët ‘O’najr’, ‘Murder’ dhe së fundmi me këngën më të re ‘Mke rrejt’. Lajmi.net