Cilat biznese nuk i preku pandemia?

Fillimi i pandemisë COVID-19 gjatë vitit 2020 detyroi institucionet përgjegjëse që të marrin vendime për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve dhe operimin e shumë ndërmarrjeve ekonomike. Kjo ka shkaktuar rënie në shumë sektorë ekonomik, ndërkohë kanë qenë të pakta bizneset që kanë përfituar nga kjo situatë.

Lajme

15/04/2021 19:22

Pandemia e cila në Kosovë zyrtarisht filloi me 13 mars 2020 ishte një nga goditjet më të mëdha që i është dhënë ekonomisë ndër vite. Masat e marra nga Qeveria e Kosovës si ndihmesë për të lehtësuar ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonomi, konsiderohet të ketë qenë një ndihmë e varfër për nga mjetet financiare dhe e vonuar në kohë, si për punëtorët ashtu edhe për bizneset, shkruan lajmi.net.

Në një hulumtim të bërë nga Oda e Afarizmit të Kosovës lidhur më ndikimin e pandemisë në ekonomi ka rezultuar se sektorët më të prekur janë gastronomia, prodhimi dhe ndërtimi. Ndërsa sektorët që kanë përfituar më shumë gjatë kësaj kohe kanë rezultuar të jenë farmacitë dhe marketet ushqimore.

Të dhënat zyrtare tregojnë se fitimi i barnatorëve, sipas tatimeve të deklaruara ka qenë i njëjtë në vitin 2019 dhe 2020, ndërkohë që blerja (importi) i medikamenteve medicionale ka qenë shumë më e lartë vjet se parvjet.

ATK me fitim të njëjtë nga barnatoret

Sipas të dhënave të ATK-së, dërguar për lajmi.net, numri i tatimpagueseve aktiv -barnatore deri me datë 14.04.2021 ka qenë 834 sosh.

“Të hyrat e ATK-së nga barnatoret për vitin 2019 kanë qenë në vlerë prej 1, 646, 161.52 euro. Këto të hyra në vitin 2020 kanë qenë në vlerë prej 1, 626, 902.70 euro. Ndërsa nga 1 janari deri më 31 mars 2021, ato kanë qenë në vlerë prej 192, 351. 55 euro”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Marketet nuk i preku pandemia

Të dhënat e ATK-së tregojnë se numri i tatimpagueseve aktiv -markete deri me datë 14.04.2021 ka qenë 4914 sosh.

Nga të hyrat e ATK-së nga marketet për vitin 2019 është arritur shumë prej 16,341,647.16  eurove. Në vitin e pandemisë 2020 të hyrat në ATK nga ky sektorë kanë qenë në vlerë prej 16,093,421.97 euro. Veçmas në tremujorin e parë të këtij viti, të hyrat kanë qenë 2,536,865.68  euro.

“Tek te dhënat për marketet, te dhënat janë paraqitur vetëm sipas aktivitetit ekonomik ne NACE Kod  Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuar, ku mbizotëron ushqimi, pijet dhe duhani. Andaj, të dhënat mund te përfshijnë edhe tatimpagues tjerë qe nuk kanë të bëjnë fare me këtë kategori apo mund të kemi edhe tatimpagues tjerë qe i takojnë kësaj kategorie por që janë te regjistruar me tjetër kod primar”, ka sqaruar ATK-ja për lajmi.net.

Rënie e madhe e të hyrave nga kafe-baret

Rënie drastik kanë shënuar të hyrat në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ku bëjnë pjesë kafe-baret, hotelet dhe akomodimi i jashtëm, restorantet dhe aktivitete shërbyese lëvizëse të ushqimit, aktivitete shërbyese të pijeve, pushimet dhe akomodimet e tjera me qëndrim të shkurtër. “Numri i tatimpagueseve aktiv – sektori i akomodimit deri me datë 14.04.2021 janë identifikuar 9283 sosh. Të Hyrat e ATK-së nga sektori i Akomodimit për vitin 2019 kanë qenë 11,136,441.89 euro. Të hyrat e ATK-së nga sektori i Akomodimit për vitin 2020 kanë qenë 5,834,370.38 euro, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti kanë qenë 630,982.08 euro”, thuhet tutje në përgjigjen e ATK-së.

Dogana fitoi më shumë nga importi i produkteve medicionale

Nëse të hyrat e ATK-së kanë qenë të njëjta si në vitin pandemie ashtu edhe në 2019 nga barnatoret, produktet medicioanle kanë shënuar rritje të madhe në import për kah vlera monetare

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës dërguar lajmi.net, në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 ka pasur rritje të dukshëm të blerjeve jashtë shtetit produkte medicionale. Të dhënat e doganës tregojnë se vlera e produkteve medicionale të importuara në vitin 2019 ishte 70.4 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 vlera totale e produkteve medicioanle të importuara u rritë në 97 milionë euro. 30 milionë euro është vlera e këtyre produkteve në tre mujorin e parë të këtij viti.

Dogana, tutje ka njoftuar se kompanitë që importuan këto produkte në vitin 2019 kanë paguar taksa në vlerë prej 4.1 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 kanë paguar 5.3 milionë euro.

Është interesante se pesha e produkteve medicionale të importuara ka qenë më e madhe në vitin 2019 sa sa një vit më vonë, ani pse vlera në euro ka qenë dukshëm më e madhe në vitin 2020.

Kafe bareve u bije aktiviteti

Rënie drastik kanë shënuar të hyrat në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor , ku bëjnë pjesë kafe-baret, hotelet dhe akomodimi i jashtëm, restorantet dhe aktivitete shërbyese lëvizëse të ushqimit, aktivitete shërbyese të pijeve, pushimet dhe akomodimet e tjera me qëndrim të shkurtër. “Numri i tatimpagueseve aktiv – sektori i akomodimit deri me datë 14.04.2021 janë identifikuar 9283 sosh. Të Hyrat e ATK-së nga sektori i Akomodimit për vitin 2019 kanë qenë 11,136,441.89 euro. Të hyrat e ATK-së nga sektori i Akomodimit për vitin 2020 kanë qenë 5,834,370.38 euro, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti kanë qenë 630,982.08 euro”, thuhet tutje në përgjigjen e ATK-së.

Vlera monetare e produkteve medicionale më e madhe e importuar në vitin 2019 ka qenë për “Medikamente, të dozuar për shitje me pakice, të tjera” në një vlerë prej 46 milionë eurove, ky kod i njëjtë i produkteve në vitin 2020 ka qenë në vlerë prej 58 milionë eurove

Nga ana tjetër, Institut Gap në një hulumtim të bërë ka gjetur se, shpërndarja e mjeteve në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike, bizneset kanë përfituar në mënyrë proporcionale dhe jo sipas ndikimit të pandemisë COVID-19 në aktivitetin e tyre. Këtu përfshihet masa për subvencionim të pagave në sektorin privat prej 60 milionë euro, ndonëse disa sektorë ekonomikë, sikurse ai i informimit, shëndetësisë dhe industrisë përpunuese, kishin pasur rritje reale gjatë pandemisë deri në 30%. Ngjashëm edhe sektori i shëndetësisë, ku bëjnë pjesë spitalet private, farmacitë, dhe laboratorët privat, përveç një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2020 krahasuar me vitin 2019 (1.9%), në dy tremujorët vijues kishin rritje të theksuar prej 23% dhe 16%. Përkundër gjithë kësaj, të gjitha bizneseve në këta sektorë u është ndarë mbështetje financiare përmes masës për subvencionimin e pagave që kishte vlerë prej 60 milionë euro. /Lajmi.net/