Cila janë pyetjet që duhet bërë partnerit tuaj dhe kanë të bëjnë me jetën seksuale?

Lojërat janë mënyra më e lehtë për të njohur njëri tjetrin gjatë një lidhje.

Lifestyle

12/02/2020 15:25

Në fillimet e lidhjes tuaj, kur fillojnë bisedat e vona me personin që ju pëlqeni, është gjithmonë zbavitëse të bëni disa pyetje në formë loje, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

“A do te doje…?” dhe “A e ke bërë ndonjëherë…?” është loja më e preferuar e qifteve sepse në këtë mënyrë mund të njihni njëri tjetrin më mirë.

Nëse dëshironi të dini më shumë për fantazinë apo dëshirën seksuale të partnerit, këtu keni disa nga pyetjet  e ndryshme që mund ti përdorni.

  1. Me sa vajza/djem të tjerë keni fjetur më parë?
  2. Cili është vendi më i çuditshëm që keni bërë seks?
  3. Cila është pjesa më e preferuar e trupit që do të donit të ju prekin?
  4. Kur keni bërë seks për herë të parë?
  5. Cila është pozita e preferuar?
  6. A keni fjetur ndonjëherë me kolegët e punës?
  7. Nëse do të dëshiroje një natë me një yll botëror, cili do të ishte ai/ajo?
  8. A ju pëlqen seksi në dush?
  9. Cili është momenti më i turpshëm që keni bërë seks?
  10. A ju ka ndodhur ndonjëherë të qani apo të fini gjatë seksit?
  11. A preferoni kontaktin me sy?
  12. A pëlqeni të putheni gjatë seksit?
  13. Seks me apo pa drita?
  14. Cila është koha e preferuar gjatë ditës për të bërë seks?
  15. A preferoni që të keni një partner për vetëm një natë apo për afat të gjatë kohor?
  16. Cila është koha më e gjatë që nuk keni bërë seks?
  17. A do të donit/A keni bërë seks në grup?
  18. A ke dërguar ndonjëherë foto i/e zhveshur tek një person tjetër?
  19. A ke lexuar ndonjëherë trillime erotike?
  20. A ndiheni të lodhur pas seksit?
  21. A pëlqeni bisedat ‘dirty’?
  22. A preferoni të keni ju situatën nën kontroll apo partneri?
  23. A do të vishesh për mua në shtrat?
  24. Gjatë seksit preferoni të jeni të zhurmshëm apo të qetë?
  25. Cila është përvoja më e mirë seksuale që keni pasur? /Lajmi.net/