Cila ishte video-loja e preferuar?

Video-lojërat janë zbuluar shekullin e kaluar, por ato kanë marrë hov në mileniumin e ri, duke bërë përparime të jashtëzakonshme në dizajnin dhe grafikën e tyre. Të gjithëve na kujtohet sigurisht Nintendo, apo edhe Sega Mega Drive, me të cilat i kaluam ditët më të mira të fëmijërisë. Por, tash ato i përkasin të së…

Auto & Tek

28/11/2013 06:00

Video-lojërat janë zbuluar shekullin e kaluar, por ato kanë marrë hov në mileniumin e ri, duke bërë përparime të jashtëzakonshme në dizajnin dhe grafikën e tyre. Të gjithëve na kujtohet sigurisht Nintendo, apo edhe Sega Mega Drive, me të cilat i kaluam ditët më të mira të fëmijërisë.

Por, tash ato i përkasin të së shkuarës, sepse gjigantët e teknologjisë kanë prodhuar video-lojëra shumë më të sofistikuara. Natyrisht, viteve të fundit ekziston një luftë ‘kokë më kokë’ ndërmjet Sonyt dhe Microsoftit, të cilat janë shumë përpara konkurrentëve tjerë me produktet e tyre, PlayStation respektivisht Xbox.

Së fundmi kanë dalë në treg video-lojërat më të reja të tyre, PlayStation 4 dhe Xbox One, të cilat shitën nga 1 milion kopje, qysh në ditën e parë të lansimit të tyre. Në periudhën e fundit, edhe video-loja Wii ka bërë bujë, për shkak të veçantive që ka. Për dallim prej video-lojërave tjera, ajo luhet duke i përdorur gjymtyrët e trupit, pra në një mënyrë apo tjetrën, mund të quhet një video-lojë ‘fizike’.

Nëse kthehemi pas, mund t’i kujtojmë të gjitha video-lojërat si: Super Nintendo, Dreamcast, Xbox 360, PlayStation 3, PlayStation 2, Nintendo 64, GameCube, Wii, PSP, Nintendo DS, PlayStation 4, Xbox One, Wii U, PlayStation 1, Sega Mega Drive, Game Boy, NES, Sega Saturn, Atari e Xbox original. Po ju, cilën e kishit video-lojën më të preferuar?