Cila është mosha ideale për t’u martuar

Nëse keni menduar se jeni vonë për martesë, duhet të lexoni patjetër këtë artikull.

Lifestyle

04/05/2018 11:41

Një analizë nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se pas një momenti të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20’-ave, rreziku nga ndarja fillon të rritet kur plakeni.

Rreziku nga divorci fillon të rritet në mënyrë të vazhdueshme në fillim të 20’-ave, por diku në të 30’at e hershme ai fillon të bie.

Siç edhe tha Wolfinger: “Ata të cilët martohen në të 20’-at e tyre, kanë më shumë gjasa që të divorcohen, sesa ata të cilët martohet në të 30’-at e tyre.”

Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA.

Rreziku më i madh i divorcit të çifteve të rinj vjen nga një kuptim intuitiv – në fillim të 20’-ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person, i cili dukej shumë i mirë për ty kur ishe 19-vjeç, duket më pak i mirë kur je 30.

Është e rëndësishme ta dini, që ne po flasim vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30’-ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët.

Duke parë normat e divorceve, Wolfinger zbuloi se njerëzit, të cilët u martuan në moshën 35-vjeçare, kishin 19% më pak rrezik për t’u divorcuar, krahasuar me ata të cilët ishin martuar në të 20’-at e tyre.