Cila është moda e re e vetullave këtë vit që po vjen? Rikthehen vetullat e holla të viteve 90
Një lajm i keq për ju që pëlqeni vetullat natyrale, rkthehen vitet '90 dhe vetullat e holla.
Lifestyle
Në dekadën e fundit, vetullat e plota dhe të trasha janë mbajtur si më të bukurat.
Ky trend u ndikua shumë nga personazhe të njohur si modelja Cara Delavigne dhe Kim Kardashian, dhe u bë pjesa më e bukur e fytyrës së një personi.
Por, tani që moda ka kaluar më shumë nga vitet ’90, pritet që dhe trendi i vetullave të ndryshojë. Është kthyer në vëmendje vetulla e hollë.
Laurretta Power, artiste e vetullave dhe drejtuese e artit në Benefit Cosmetics, pajtohet, duke thënë: “Njerëzit kanë filluar të favorizojnë vetullat më të holla, e them këtë me keqardhjen për të gjithë njerëzit që u munduan shumë për të trashur vetullat e tyre këto vite. /Lajmi.net/