Cila është e vërteta mbi historinë e 25 vjeçares që kishte lindur 11 djem përnjëherë?

Tingëllon e pamundur apo jo? Në vitin 2012 është raportuar se një grua e moshës 25 vjeçare lindi njëmbëdhjetë fëmijë të shëndeshtëm përnjëherë.

Lifestyle

31/10/2018 16:36

Është raportuar se ajo i dorëzoi fëmijët në një spital me 6 shkurt të vitit 2012. Pastaj imazhet u bënë shumë të njohura duke qarkulluar gjerësisht në mediat sociale, transmeton lajmi.net

Në raste të tilla, foshnjat kanë vdekur kryesisht brenda pak minutash nga lindja e tyre. Por në këtë rast të gjithë ishin të shëndetshëm, madje edhe mjekët u habitën prej tyre.

A jeni të bindur për këtë histori? Fatkeqësisht nuk është e vërtetë. Njerëzit me qëllim të keq për kënaqësinë e tyre kishin përhapur lajmin se gruaja ka lindur 11 fëmijë.

Por në fakt, kjo ishte një fotografi e një spitali në të cilin me 11 nëntor, 2011 kishin lindur 11 djem nga nëna të ndryshme, andaj ishte kuriozitet sepse data ishte 11/11/11 dhe kishin lindur 11 djem./Lajmi.net/

bebes image