Çiklistët mbledhin mbi 13 mijë euro për shpëtimin e foshnjave

Pas tre ditëve çiklizëm rreth Kosovës në kuadër të aktivitetit “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, që kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për shpëtimin e foshnjave në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, çiklistët pjesëmarrës të këtij aktivitetit janë kthyer në Prishtinë me mbi 13 mijë euro të mbledhura.

Lajme

08/06/2016 11:18

Në një komunikatë të lëshuar nga Fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, thuhet se ky fond është grumbulluar përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të çiklistëve në Beer Garden në Prishtinë.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë s’do të mund të ekzistonte pa miqtë e tij e mbështetësit, sikur çiklistët – andaj iu jemi shumë mirënjohës. Fondet e ngritura nga ngjarja e këtij viti synojnë të sigurojnë monitorët kardiopulmonar për spitalin e foshnjave të cilat masin të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjes tek bebet dhe lëshojnë sinjal kur këto të rrahura keqësohen. Kjo gjë padyshim mundëson trajtim më të shpejt për beben,” citohet të ketë thënë drejtoresha e fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, Mrika Aliu.

Kjo aktivitet i çiklizmit ishte rea lizuar edhe në vitet 2014 dhe 2015. Fondet e siguruara në vitin 2014 siguruan aparatin e parë për përcaktimin e Proteinës C Reaktive (CRP) në Klinikën e Neonatologjisë që mundëson kryerjen e analizës së gjakut pranë shtratit të foshnjës dhe jo më në laboratorët jashtë klinikës.

Ngjarja e vitit 2015 siguroi fotollampat të cilat mundësojnë trajtimin e verdhëzës tek foshnjat. Kjo ngjarje vjetore është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga EULEX, Policia e Kosovës, “Devolli Corporation”, “Astes Turkey”, “Ujë Rugove”, BpB, “Shtëpiaku”, On Line Studio, MoneyGram, UniProject, European Auto Care, Entermedia, VM3 dhe Beer Garden. /Kp