“Çikat e Prishtinës”, Jehona Sopi e Vesa Luma realizojnë një fotosesion së bashku
Jehona dhe Vesa janë mjaft të njohura për publikun shqiptar.

ShowBiz
Të dyja kanë filluar rrugëtimin si këngëtare qysh në mosha të reja duke u bërë më pas mjaft të kërkuara në tregun muzikor, shkruan lajmi.net.
Të dyja po ashtu shquhen për vokalin e tyre të artë me interpretime të pazëvendësushme e shumë këngë të bukura.
Vesa dhe Jehona janë edhe shoqe mjaft të mira jashtë skenës, gjë që e kanë dëshmuar mjaft shpesh.
Së fundmi ato kanë realizuar një fotosesion unik me poza mbresëlënëse.
“Qikat e Prishtinës”, ishte mbishkrimi sipër fotove të dy bukurosheve prishtinase./Lajmi.net/