Qikat e Ferizajt e tregojnë veten në vepër (Foto)
Shëmbulli më i mirë se si duhët tè veprojnë të rinjët, jane disa vajza nga Ferizaji. Ato kohën e lirë e kalojnë duke ndihmuar të moshuarit rreth punëve të shtëpisë dhe përgatitjes së ushqimit.
Lajme
Ua pastrojnë shtëpinë, përgatitin ushqimin, ua lajnë pjatat dhe shumë shërbime të tjera. Disa të rinj ferizajas krejt këto punë i bëjnë vullnetarisht për të moshuarit, shkruan lajrmi.net.
Humanizmin e tyre rreth 32 nxënës ferizajas e ushtrojnë përmes shoqatës “Hendifer”, e cila vepron që rreth 14 vite në Shterpc e Ferizaj.
Rina Nuha, është 17 vjeçare dhe është në vitin e fundit në Shkollën e Mesme “Elena Gjika”. Nëse vajzat e kanë bërë zakon që të shkojnë në kafe pasi ta kryejnë mësimin, Rina me pesë shoqe tjera të klasës shkon në tërën prej orës 1 deri në 3 për ta pastruar ndonjë shtëpi të personave në nevojë, apo për të përgatitur ndonjë gjellë.
“Kemi filluar që një vit e gjysmë aktivitetin. Aktivitetin e ushtrojmë rreth dy orë në ditë, prej orës 1– deri në 3. Jemi gjashtë shoqe të klasës. Bëjmë pastrimin e shtëpisë, përgatisim ushqim. Kujdesemi për higjienën personale të personave në nevojë. Ua kryejmë të gjitha nevojat që i kanë. Së fundmi kemi pasur aktivitete për fëmijë të cilët kanë pasur ngecje në mësim, etj”, tha Rina për lajmi.net.
Shoqata ka edhe nxënës meshkuj që gjithashtu bëjnë punën e njëjtë më femrat.
Drejtoresha e ‘Hendifer Feriaj’ Fazlie Bungu tregon më shumë për këto aktivitete të të rinjve.
“Shoqata i ka 1680 anëtarë nga Ferizaj dhe Komuna e Shtërpcës. Ata janë prej moshës 0 deri tek më i vjetri që është 96 vjeçare. Anëtarë që e ndihmojë shoqatën janë gjithsejtë 42. Në mesin e tyre ka të vjetër dhe të rinj, nxënës janë 32, tjerët janë të moshave të ndryshme”, tha drejtoresha Bungu.
Shoqata ka nevojë edhe për ndihmëtarë financiarë, pasi që, 70 për qind aktiviteti mbulohet në baza vullnetare, ndërsa 30 për qind nga donatorët.
“Aktivitet primarë është ofrimi i shërbimeve sociale, pra u ofrojmë përkujdesje familjare. Bëjmë përgatitjen e ushqimit, mirëmbajtjen e shtëpisë, si dhe blerjet në treg. E bëjmë regjistrimin e personave me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, gjatë evidentimit që bëjnë anëtarët tanë bëjmë edhe vlerësimin e nevojave të tyre dhe sipas atyre nevojave punojmë”, tregon tutje drejtoresha Bungu.
Shoqata funksion prej vitit 1994, ndërsa është e regjistruar nga qershori i vitit 2002. /Lajmi.net/