“Çikat e babait”, Ronaldo me dedikim për vajzat e tij
Ronaldo emocionoi me fjalët kushtuar vajzave.

ShowBiz
Cristiano Ronaldo njihet si futbollist i suksesshëm por edhe partner e prind i përkushtuar ndaj familjes, shkruan lajmi.net.
Ai kohë pas kohe ndan momente bashkë me familjen, sidomos muajt e fundit kur nuk ishte i angazhuar në profesion.
Së fundi, ai publikoi një fotografi të dy vajzave të tij, Alana dhe Eva, të cilave ua kushtoi fjalët më të ëmbla.
“Bie në dashuri sa herë që i shoh këto dyja, çikat e babait”, ka shkruar futbollisti sipër imazhit të ëmbël të dy vogëlusheve.
Kujtojmë se, Cristiano Ronaldo bashkë partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët kanë qëndruar të vetizoluar në shtëpinë e tyre në Itali gjatë kohës së pandemisë. /Lajmi.net/