Çifti në Lipjan e bëjnë për spital njëri-tjetrin

Një çift bashkëjetues në Lipjan e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dyve u është ofruar tretman mjekësor. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje ndërmjet çiftit bashkëjetues, dy të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin”. “Të dyshuarve iu ka ofruar tretmani mjekësor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar,…

Lajme

21/09/2025 11:02

Një çift bashkëjetues në Lipjan e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dyve u është ofruar tretman mjekësor.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ndërmjet çiftit bashkëjetues, dy të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin”.

“Të dyshuarve iu ka ofruar tretmani mjekësor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

“E dyshuara femër kosovare me dëshirën e saj dërgohet te familja e saj”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.