Çifti inskenojnë situatën sikur dikush tjetër ka therur gruan në Ferizaj, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë

Një grua e moshës 21 vjeçare në Ferizaj ka shkuar të trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pasi që sipas saj një person tjetër e ka therur atje me thikë. Policia në cilësinë e dëshmitarit ka intervistuar edhe bashkëshortin i saj, i moshës 29 vjeçar, shtetas kosovar, i cili fillimisht kishte dhënë versionin e njëjtë…

Lajme

30/10/2024 09:59

Një grua e moshës 21 vjeçare në Ferizaj ka shkuar të trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pasi që sipas saj një person tjetër e ka therur atje me thikë.

Policia në cilësinë e dëshmitarit ka intervistuar edhe bashkëshortin i saj, i moshës 29 vjeçar, shtetas kosovar, i cili fillimisht kishte dhënë versionin e njëjtë të sulmit nga një person tjetër, ndërsa rasti fillimisht është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

“Në vazhdën e hetimeve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, nga hetuesit policorë nuk është gjetur asnjë gjurmë si në raportimin e parë. Ndërsa hetuesit kanë shkuar në shtëpinë e tyre ku ishin duke banuar dhe aty kanë hasur në gjurmë gjaku dhe mjete të mprehta ( thika), me të cilat dyshohet se ishin përdorur gjatë një përleshje mes tyre dhe për këtë, i dyshuari E.B ( bashkëshorti), i cili edhe ky kishte lëndime trupore ka pranuar se kanë inskenuar rastin së bashku me bashkëshorten e tij dhe kanë deklaruar rrejshëm. Të dyshuarit pasi kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ri cilësuar rasti në : ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’ Dhunë në familje’’ dhe ‘’Deklarim i rremë’’ , ndërsa të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë i Policisë: