“Çifti i tij” – Ramës s’i konvenon fakti që Sejdiu e pyet direkt për “Planin Zhvillimor” që po do ta vendosë në fund të mandatit

Në seancën e thirrur sot nga Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk kanë shkuar asamblistët e PDK-së dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë mbledhje ku rend dite ishte Plani Zhvillimor Komunal, kanë munguar të gjithë asamblistët e dy partive politike dhe kësisoj seanca në fjalë që kishte veç një pikë të rendit të ditës ka…

Lajme

24/04/2025 11:12

Në seancën e thirrur sot nga Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk kanë shkuar asamblistët e PDK-së dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje ku rend dite ishte Plani Zhvillimor Komunal, kanë munguar të gjithë asamblistët e dy partive politike dhe kësisoj seanca në fjalë që kishte veç një pikë të rendit të ditës ka dështuar .

Pas dështimit të seancës, aktivisti Dardan Sejidu ishte i zëshëm meqë rast i bëri pyetje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama se në cilat lagje dhe me cilat lagje i kanë diskutu këtë plan.

“Kjo ka qenë puro politike që vetëm të zhagitet kjo çështje. Pikat që janë përmend aty, janë pika kur ne e kishim hapë këtë diskutim publik. Nuk janë çështje për bllokadë” – tha Rama.

Me këtë rast, Rama e quajti dezinformues Sejdiun- i cili kritikon ashpër që ky plan të diskutohet pak muaj para zgjedhjeve komunale.

“Në të gjitha lagjet e kryeqytetit kemi pasë diskutime me publik. Ta qesim në miratim, jo siç dezinformon çifti i tij”, tha Përparim Rama.

Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë Sejdiut se “njerëz si tij që jepin dezinformata, që rrejnë njerëzit, që i rrejnë të gjithë qytetarët”.

Kurse Sejdiu i është drejtuar Ramës duke i thënë “A ia nise a?”.

Këtë plan rregullativ, po e kundërshtojnë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë civile, për faktin se ata thonë se është bërë në mënyrë jotransparente dhe pa asnjë diskutim publik. Një arsye tjetër pse kritikohet plani, është se ai po vjen pak muaj para zgjedhjeve./Lajmi.net/