Çifti dehet në aeroplan, luftojnë me njëri-tjetrin në autobus

Pasagjerët e Ryanair u shokuan nga një përleshje midis një burri dhe një gruaje në një autobus që i transportonte ata nga një aeroplan në terminal pasi ata zbarkuan në një aeroport të Alicante në Spanjë.

Fun

31/10/2019 13:22

Çifti britanik mbërriti nga Birmingham dhe kur hipën në autobus, u pa se ishin nën ndikimin e alkoolit. Ata papritmas filluan të godisnin njëri-tjetrin. Në një moment, burri ishte shtrirë në dysheme ndërsa e dashura e tij e grushtonte në kokë.

Udhëtarët u përpoqën t’i bindnin që të ndalen, por burri sulmoi gruan dhe filloi ta grushtonte në fytyrë.

Pasagjerët e përshkruan skenën si tronditëse dhe të frikshme.

“Ne mendojmë se ata u dehën në fluturim dhe gjërat thjesht u përshkallëzuan në autobus,” tha njëri prej pasagjerëve.

Ngjarja ka ndodhur më 26 tetor, dhe zëdhënësi i kompanisë ajrore konfirmoi që për shkak të incidentit ka intervenuar edhe policia, transmeton KosovaPress.

https://youtu.be/zIX0dE004g8