Çifti bëhet viral, pasi i fejuari i propozon me 5 unaza – Kjo po që është ëndrra e çdo femre

Ky propozim po që mund të quhet ekstra!

Fun

14/04/2021 10:39

Një çift nga Atlanta u bë qendra e vëmendjes së botës pasi i dashuri i propozoi me 5 unaza të fejuarës së vetë, shkruan lajmi.net.

William Hunn dhe Brittney Miller kishin plan të vizitonin një bodrum vere për shijim të verës, por planet në fakt nuk ishin këto.

Hunn kishte përgatitur një surprizë për të dashurën e tij, të cilën ajo e kuptoi pasi ata shkuan në aeroport.

Ai kishte siguruar një gjiro me helikopter mbi qytetin e Atlanta, dhe sapo zbritën nga helikopteri, ata ishin të pritur nga disa miq të afërt, një fotograf, dhe një kameraman.

Ata ishin mbledhur aty për të qenë dëshmitarë të momentit magjik kur Hunn i propozoi Miller. Videoja emocionuese u publikua në Instagram, ku Miller mund të shihet e përlotur nga gëzimi.

Një mik i tyre shihet tek i kalon në dorë Hunn një mbajtëse me 5 unaza fejese, që ajo të zgjedhë atë që preferon.

Miller tha se sapo pa miqtë e tyre ajo mendoi me vete: “O zot, po ndodhë, do të ndodhë tani”, shkruan lajmi.net. Hunn dëgjohet tek i thotë asaj, mund të provosh të pesta dhe të zgjedhësh atë që të pëlqen.

Miller tha se nëse ai do të ftonte familjen dhe do ta surpirzonte me vetëm një unazë ajo do të ishte më se e lumtur, por kjo ishte shumë unike dhe speciale.

Hunn kishte ftuar të gjithë familjen e Miller, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të SHBA, dhe ai nuk i kishte takuar të gjithë më parë.

Prindërit, gjyshërit nga të dy anët e familjes, dhe vëllezër e motra, të gjithë ishin aty për ditën e saj të veçantë dhe pas propozimit ata patën një gosti familjare.

Çifti nuk kanë as një vit të plotë që janë në lidhje. Ata ishin takuar për herë të parë para 10 viteve në universitet dhe kishin qenë miq të mirë.

Ata planifikojnë që të mos e nxitojnë dasmën menjëherë, dhe mendojnë të martohen pas të paktën një viti. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Will™ (@ichillwillfixit)