Çiftet po vendosin kufjet ‘AirPod’ përgjatë seksit, kjo është arsyeja

Përveç se në palestër, kufjet 'AirPod' po vendosen edhe përgjatë aktit seksual.

Lifestyle

17/06/2019 21:25

Sipas një studimi të kryer nga ‘TickPick’, një uebfaqe tregtie, një nga pesë përdorues të ‘AirPod’ kanë pohuar se kishin vendosur kufjet pa tela përgjatë marrëdhënieve seksuale, transmeton lajmi.net.

Të paktën 20 për qind e të anketuarve pretendonin se “shpërthenin” në melodi gjatë aktit.

Sipas studimit, 57% e njerëzve ishin të kënaqur me jetën e tyre seksuale, por gjasat e kënaqësisë seksuale ndryshonin në varësi të zhanrit të preferuar të muzikës.

Në krye të listës qëndronin tifozët e muzikës “country”, me një 66.3 për qindësh të cilët raportuan të jenë të kënaqur me jetën seksuale.

Ata që pëlqenin zhanrin ‘blue’ gjendeshin poshtë zhanreve të mësipërme me 64.3%. /Lajmi.net/