CIES shpall lojtarët më të shtrenjtë në botë

Observatori evropian i futbollit, CIES, ka shpallur 10 lojtarët më të shtrenjtë të botës.

Sport

07/01/2021 19:16

Observatori evropian i futbollit, CIES, ka shpallur lojtarët më të vlerësuar në tregun e futbollit, transmeton lajmi.net.

Në vendin e parë është futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford, vlera e të cilit llogaritet të jetë 149 milionë funte, në vendin e dytë zë vend futbollisti i Borussia Dortmund, Erling Haaland, i cili vlerësohet nga CIES me vlerën 137.4 milionë funte.

Vendi i tretë i përket mbrojtësit të Liverpool, Trent Alexander-Arnold, i cili vlerësohet me shumën 137 milionë funte dhe vendi i katërt është një befasi, aty pozicionohet mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes me 136.6 milionë funte.

Francezi, Kylian Mbappe renditet në vendin e pestë me 135 milionë funte, kjo është një befasi pasi vlera e tij para pandemisë llogaritej të jetë mbi 180 milionë por tani 21 vjeçari është gati të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Pesëshja e dytë përbëhet nga: Jadon Sancho 134 milionë funte, Joao Felix 127 milionë funte, Alphonso Davies 125.8 milionë funte, Raheem Sterling me 123.7 milionë funte dhe vendi i fundit gjendet Kai Havertz me 122.9 milionë, kjo është një shumë marramendëse për gjermanin konsideruar se ai u transferua në “Stamford Bridge” për rreth 65 milionë funte verën e kaluar./Lajmi.net/